Gjyqtarët kosovarë nuk i qëlluan në bastore ndeshjet që i drejtuan

241

Futbolli kosovar është bërë i paparashikueshëm sa që as gjyqtarët që drejtojnë një ndeshje nuk mund ta zënë atë në bastore.

Kështu ndodhi xhiron e kaluar. Gazeta Sheshi merr vesh nga punonjës të bastores sportive, ‘Eurolive’ se ka pasur referë që ndryshe e kanë luajtur takimin në tiketë e ndryshe ka dalë në fushën e gjelbër.

Për dallim nga java e kaluar, këtë xhiro nuk mund të luhen në bastore ndeshjet e Superligës, pasi nuk figurojnë në biltenin zyrtar.