Gjyqtarët e Ligës së Dytë kaluan me sukses testimet, gati për fillimin e garave

253

Gjyqtarët e Ligës së Dytë i janë nënshtruar testimeve fizike për fillimin e sezonit pranveror, shkruan Gazetasheshi.com

Lajmin e ka konfirmuar vetë FFK-ja, duke bërë të ditur se sot në Gjilan, gjyqtarët i janë nënshtruar testimeve fizike dhe e kanë kaluar me sukeses, duke konfirmuar se janë të gatshëm për fillimin e garave.

Njoftimi i FFK-së:

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e stinorit pranveror në Ligën e Dytë, sot, në Gjilan, Komisioni i Gjyqtarëve ka mbajtur testet fizike në përputhje me normat e FIFA-s për gjyqtarët e kësaj lige.

Nga afër këto teste i ka përcjellë edhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani. Të gjithë gjyqtarët pjesëmarrës i kaluan me sukses testimet fizike dhe u konfirmua se janë të gatshëm për fillimin e garave.

Me këtë rast nga gjyqtarët u kërkua që të jenë sa më vigjilentë në punën e tyre gjatë stinorit pranveror, ngase tashmë edhe cilësia e Ligës së Dytë dhe rivaliteti ndërmjet skuadrave ka shënuar ngritje të konsiderueshme, andaj edhe ndarja e drejtësisë duhet të jetë në nivelin më të lartë.

/GazetaSheshi/