Gjyqtarët e javës së 15-të në Superligë, Genc Nuza gjykon në derbi

Java e 15-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet këtë fundjavë.

Në fakt dy ndeshje do të zhvillohen ditën e shtunë, dy të dielën dhe dy të tjera të hënën.

Tanimë janë deleguar edhe gjyqtarët për ndeshjet e Superligës për këtë javë.

Genc Nuza do ta ndajë drejtësinë në derbin e javës mes Feronikelit dhe Dritës së bashku me ndihmësit Fatlum Berisha e Granit Hyseni, shkruan Gazeta Sheshi.

Ndeshje jashtëzakonisht interesante do të zhvillohet edhe në Podujevë, ku Llapi pret Prishtinën në një ndeshje që do ta drejtoj Selim Isufi.

Më poshtë keni të gjitha përballjet dhe gjyqtarët e javës së 15-të:

 

/Gazeta Sheshi/