Gjuriqi i shqetesuar per sulmet në bashkëpunimin tregtar Beograd – Prishtinë

83

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar me ambasadorin e Austrisë në Beograd, Johannes Aigner, me të cilin ka folur për rrjedhën e dialogut Beograd – Prishtinë si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë.

Marko Gjuriq e ka njohur ambasadorin Aigner me pozitën e serbëve në Kosovë duke theksuar se janë shqetësuese sulmet e shpeshtuara kundër serbëve, pasurisë së tyre e tash së voni edhe për sulmet në bashkëpunim tregtar Beograd – Prishtinë, njofton RTS.

Gjuriq ka thënë se Prishtina do të duhej që shumë shpejt të zhbllokojë procesin e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, për Serbinë, segmenti më i rëndësishëm i Marrëveshjes së Brukselit.