Gjuajtje apo krosim – ky ishte goli i çuditshëm i Xhevdet Shabanit (VIDEO)

Zhvillohej minuta e 62-të e ndeshjes teksa Xhevdet Shabani lirohet bukur brenda zonës për të harkuar për bashkëlojtarin e tij Betim Haxhimusa, por topi çuditërisht përplaset me shtyllën pingule dhe përfundon në rrjetë për rezultatin 4-0, shkruan Gazetasheshi.com.

Ky ishte fati i FC Vushtrrisë në përballje me Dritën, duke shfaqur njëherit ndeshjen më të dobët të këtij edicioni, teksa më vonë pranuan edhe një gol tjetër për të humbur në fund me rezultat 5-1.

Për Xhevdet Shabanin ky ishte goli i tretë sezonal.

Ndërkohë që më vonë Haxhimusa do të realizonte edhe një gol tjetër për tu ngritur në kuotën e katër golave.

Por, shiqoni edhe njëherë golin e çuditshëm të realizuar nga Xhevdet Shabani.

/Gazeta Sheshi/