Gjokoviq largohet me lot nga “Rio 2016”, çfarë i ndodhi?

224
Tenisti serb, Novak Gjokoviq, është eliminuar nga “Rio 2016”.

Gjokoviq u mposht nga argjentinasi Juan Martin Del Potro qysh në raundin e parë me rezultat 7:6, 7:6.

Kjo humbje ka qenë një goditje e madhe për të, pasi që e ka konsideruar si më të hidhurën në karrierë, përcjellë Lajmi.net.

“Pa dyshim kjo është një ndër disfatat më të rënda në jetën dhe karrierën time”, deklaroi Gjokoviq.