Gjimshiti me statistika fantastike kundër Interit, ai e mbajti në “xhep” Lukakun

222
MILAN, ITALY - MARCH 08: Romelu Lukaku of FC Internazionale holds off Berat Djimsiti of Atalanta B.C. during the Serie A match between FC Internazionale and Atalanta BC at Stadio Giuseppe Meazza on March 08, 2021 in Milan, Italy. Sporting stadiums around Italy remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Atalanta u mposht minimalisht nga Interi në mbrëmjen e kaluar, në një ndeshje ku mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti ishte me të vërtetë fenemonal.

Mbrojtësi shqiptar ishte me të vërtetë spektakolar, me atë që tregoi në fushën e lojës, duke neutralizuar totalisht sulmuesin kryesor të Interit, Romelu Lukaku, teksa në pjesën e parë i hoqi edhe dy raste për gol belgut.

Pas Skriniarit që është zgjedhur njeriu i ndeshjes, për shkak të golit vendimtar që shënoi, Gjimshiti është zgjedhur si lojtari më i mirë te Atalanta dhe i dyti më i miri i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 7.7 nga “SofaScore”.

Shqiptari luajti për 81 minuta në këtë ndeshje, duke bërë katër spastrime nga zona, bllokoi dy gjuajtje, kishte dy ndërhyrje vendimtare, teksa fitoi edhe katër duele ajrore.