Gjilani triumfon në ‘dramën’ ndaj Feronikelit dhe merr kreun, Llapi dhe Dukagjini rikthehen te fitoret!

SC Gjilani ka triumfuar me përmbysje përballë Feronikelit në udhëtim (2-1) dhe tani merr kreun e tabelës i vetëm, raporton Gazetasheshi.com.

Ishin dy qendërmbrojtëit Franc Veliu dhe Ylber Kastrati që e bënë të pavlefshëm golin e Jean Da Silva Cariocës. Duhet theksuar faktin se mysafirët protestuan ashpër për një situatë në fundin e pjesës së parë, me ç’rast kërkuan penalti.

Llapi ka përmbysur gjithashtu në ndeshjen tjetër Trepçën ’89, teksa i ka shënuar plot katër gola në pjesën e dytë.

Fitore të rëndësishme mori edhe Dukagjini që në shtëpi triumfoi ndaj FC Vushtrrisë, 1-0.

Gazeta SHESHI ju transmeton formacionet zyrtare, rastet, golat dhe gjithçka tjetër nga këto tri takime:

🎯 Feronikeli – Gjilani 1-2

⏳ Mbyllet ndeshja!

♻ 90+1′ Zëvendësim te Gjilani: Keita Razak inkuadrohet në vend të Gerhard Prognit.

➕4⃣ minuta shtesë!

♻ 87′ Zëvendësim te Gjilani: Edison Kqiku inkuadrohet në vend të Bedri Grecës.

⚽ 85′ Goool… Ylber Kastrati (Gjil) realizon brenda zonës për ti kaluar miqtë në epërsi, 1-2.

⏱ 82′ Bedri Greca (Gjil) gjuan nga distanca, por pret Florian Smakiqi.

⚽ 81′ Goool… Franc Veliu (Gjil) gjuan bukur me kokë dhe barazon rezultatin, 1-1.

♻ 79′ Zëvendësim te Feronikeli: Albutrint Morina inkuadrohet në vend të Astrit Fazliut.

🛎 75′ Kastriot Rexha (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

⚽ 73′ Goool… Da Silva (Fer) realizon nga afërsia për ta kaluar Feronikelin në epërsi.

⏱ 68′ Da Silva (Fer) gjuan me kokë, por vetëm jashtë portës.

🛎 64′ Bedri Greca (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

🛎 64′ Erlis Frashëri (Gjil)  ndëshkohet me karton të verdhë!

🛎 58′ Gerhard Progni (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ 58′ Bedri Greca (Gjil) gjuan mbi portë.

🛎 57′ Mendurim Hoti (Fer) ndëshkohet me karton të verdhë!

♻ 55′ Zëvendësim te Feronikeli: Kastriot Rexha inkuadrohet në vend të Milos Krkotic.

⏱ 51′ Fiton Hajdari (Gjil) gjuan me kokë, por vetëm mbi portë.

🛎 50′ Keita Aziz (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ 50′ Mendurim Hoti (Fer) gjendet në rast të pastër për shënim, por sërish Kenan Haxhihamza pret.

⏱ Starton pjesa e dytë!

♻ Zëvendësim te Gjilani: Fiton Hajdari inkuadrohet në vend të Muhamed Useinit.

⌛ Mbyllet pjesa e parë

🛎 45+1′ Fjoart Jonuzi (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

➕1⃣ minutë lojë shtesë!

⏱ 45′ Bedri Greca (Gjil) gjendet në pozitë të mirë shënimi, por ndalet nga mbrojtësi Lapidar Lladrovci, gjyqtari Tefik Maloku lejon që ndeshja të vazhdojë.

⏱ 32′ Mendurim Hoti (Fer) gjuan drejt portës, por sërish Kenan Haxhihamza e shpëton portën e tij.

⏱ 17′ Franc Veliu (Gjil) provon goditjen nga ndërprerja, por vetëm mbi portë.

⏱ 15′ Astrit Fazliu (Fer) gjuan brenda zonës, por sërish Kenan Haxhihamza e shpëton portën e tij.

⏱ 05′ Astri Fazliu (Fer) gjendet në pozitë ballore, por goditjen e tij e pret Kenan Haxhihamza.

⏱ 04′ Gerhard Progni (Gjil) gjuan, por pret ‘gardiani’ Florian Smakiqi.

⏱ Starton ndeshja!

📝 Formacionet zyrtare:

📍 Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Thaqi, Islami, Hoxha, Bojku, Krkotic, Dabiqaj, Fazliu, Hoti, Da Silva. 👨‍🏫 Kryetrajner: Dejan Vukiçeviq

📍 Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Veliu, Frashëriu, Ferreira, Keita Aziz, Jonuzi, Huseini, Greca, Progni, Busiç. 👨‍🏫 Kryetrajner: Gentjan Mezani.

🔎 Gjyqtarë: Tefik Maloku, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Alban Shala

🏟 Stadiumi: “Rexhep Rexhepi” – Drenas

🎯 Llapi – Trepça ’89 4-1

⏳ Mbyllet ndeshja!

➕3⃣ minuta shtesë!

⚽ 88′ Goool… Muhamed Hyseni (Llap) gjuan bukur brenda zonës dhe realizon për 4-1.

♻ 87′ Zëvendësim te Llapi: Enis Zabërgja inkuadrohet në lojë në vend të Labinot Osmanit.

♻ 82′ Zëvendësim te Llapi: Muhamed Hyseni në vend të Valmir Veliut.

⚽ 76′ Goool… Labinot Osmani (Llap) realizon golin e tretë për vendasit, 3-1.

⚽ 71′ Goool… Bunjamin Emini (Llap) depërton nga e djathta dhe realizon për 2-1.

🛎 70′ Afrim Ademi (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

⚽ 66′ Goool… Labinot Osmani (Llap) gjuan fuqishëm brenda zonës dhe realizon për 1-1.

⏱ 64′ Mërgim Pefqeli (Llap) gjuan pranë portës.

♻ 62′ Zëvendësim te Trepça ’89: Engjëll inkuadrohet në vend të Muharrem Jasharit.

⏱ 55′ Blendi Memaj (Llap) godet pingulen nga afërsia.

⏱ Starton pjesa e dytë!

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

➕2⃣ minuta shtesë!

⏱ 33′ Mërgim Pefqeli (Llap) gjuan brenda zonës, por pret Arben Beqiri.

⏱ 28′ Behar Maliqi (Llap) gjuan me kokë jashtë portës.

⏱ 28′ Labinot Osmani (Llap) shpërdoron një rast ideal për shënim, por goditjen e tij e pret Arben Beqiri.

🛎 25′ Arbnor Ramadani (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë!

🛎 21′ Leart Emini (T’89) ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ 19′ Muharrem Jashari (T’89) gjuan vetëm jashtë portës.

⏱ 09′ Arb Manaj (T’89) gjuan me kokë, por jashtë portës.

⚽ 01′ Goool.. Muharrem Jashari (T’89) realizon pas një aksioni fantastik të mysafirëve, 0-1.

⏱ Starton ndeshja!

📝 Formacionet zyrtare:

📍 Llapi: Ademi, Emini, Prençi, Mujkiç, Selmani, Ramadani, Maliqi, Memaj, Pefqeli, Veliu, Osmani. 👨‍🏫 Kryetrajner: Tahir Batatina

📍 Trepça ’89: Beqiri, Asare, Pira, Statovci, Jeanjacques, Maloku, Jashari, Traore, Emini, Rusi, Manaj. 👨‍🏫 Kryetrajner: Shpëtim Idrizi

🔎 Gjyqtarë: Dardan Çaa, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Gramos Shala

🏟 Stadiumi: “Zahir Pajaziti” – Podujevë

🎯 Dukagjini – Vushtrria 1-0

⏳ Mbyllet ndeshja!

➕4⃣ minuta shtesë!

🛎 74′ Diellon Dragusha (Vush) ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ 65′ Altin Lloga (Dre) gjuan pranë portës.

⏱ 55′ Matheus De Paula (Vush) gjuan mbi portë.

♻ 50′ Zëvendësim te Vushtrria: Jasmin Raboshta inkuadrohet në vend të Dior Zabërgjes.

⏱ 48′ Altin Merlaku (Duk) gjuan me kokë, por pret ‘gardiani’ Petrit Tahiri.

⏱ Starton pjesa e dytë!

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

➕4⃣ minuta shtesë!

♻ 38′ Zëvendësim te Vushtrria: Diellon Dragusha inkuadrohet në vend të Klevis Lushakut.

♻ 37′ Zëvendësim te Dukagjini: Jeton Dushi inkuadrohet në vend të Mark Milicajt.

♻ 25′ Zëvendësim te Vushtrria: Drilon Fazliu inkuadrohet në vend të Dren Ahmetit.

⚽ 17′ Goool.. Altin Merlaku (Duk) ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes udhëtuese, duke gjuajtur me saktësi, 1-0.

⏱ 12′ Altin Merlaku (Duk) gjuan me kokë, por drejt në duart e Petrit Tahirit.

⏱ Starton ndeshja!

📝 Formacionet zyrtare:

📍 Dukagjini: Neziri, Gojani, Palushaj, Musa, Mustafa, Beqiri, Jashanica, Lloga, Milicaj, Merlaku, Demiri. 👨‍🏫 Kryetrajner: Xhengis Rexhepi.

📍 Vushtrria: Tahiri, Lushaku, Halimi, Hoxhaj, Istrefi, Ahmeti, Zabërgja, Shala, Lamçja, De Souza, De Paual. 👨‍🏫 Kryetrajner: Antonio Toma

🔎 Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Lumturije Muhadri, Alban Ejupi, Arben Halilaj

🏟 Stadiumi: “18 Qershori” – Klinë

/Gazeta Sheshi/