Gjilani – Trepça ’89, reagojnë mitrovicasit e revoltuar

661

Trepça ’89 ka fituar duelin me Gjilanin në udhëtim 2:1, por ka mbetur e revoltuar me ndarjen e drejtësisë.

Me këtë rast, “Minatorët” kanë lëshuar një komunikatë.

Kjo është komunikata e plotë e Trepçës ‘89.

KF Trepça FC e revoltuar me ndarjen e drejtësisë nga gjygjtari kryesor Besfort Kosumi

Kryesia e klubit Trepca 89  pas ndeshjes  KF Gjilani- KF Trepca89 FC  qe eshte zhvilluar ne stadiumin e  qytetit  ne Gjilan, mbajti mbledhje te jashtezakonshme dhe leshoi kete komunikate per media te shkruara, elektronike dhe FFK-ne…

Kryesia e klubit Trepca 89  pas mbledhjes dhe analizes se ndeshjes  KF Gjilani – KF Trepca 89 e cila eshte zhvilluar sot 21/08/2016 ne stadiumin e qytetit ne Gjilan ka vendosur qe me ane te kesaj komunikate ti tregojme opinionit se paku anen tone morale dhe te verteten. Mikepritja ka qene ne nivelin me te larte si: para, gjate dhe ne fund te ndeshjes nga kryesia e klubit KF Gjilani ,shtabit teknik ,sjelljet e lojtareve , jemi te knaqur edhe me pritjen e simpatizueseve “Skifteret” te cilet  ishin korrekt ndaj KF Trepca89 FC. Organizimi i ndeshjes ishte shume i mire sipas proporcioneve te garave qe organizohet ne cdo ndeshje te superliges se futbollit te Kosoves. Gjithqka ishte fer dhe korrekte deri ne kur gjygjtari kryesor Besfort Kosumi ndeshkoj futbollistin Fiton Hajdari me kartonin e dyte te verdhe pa te drejte, se gjygjtari Kosumi kishte tendenca per ti ndihmuar vendesve apo pales se trete qe ta demtoj Trepca89 tregon fakti kur ndeshkon me kartonin e dyte te verdhe edhe futbollistin Ilir Izmakun dhe akordon penalti ne favor te Gjilanit. Pamvarsishte rezultatit perfundimtare ne favor te KF Trepca89 FC ankohemi per ndarjen e gjygjesise me nje arsye se nuk eshte hera e pare qe gjygjtari Kosumi ndikon ne vlersimet ndaj klubit tone, vlen te permendet ndeshja e sezonit vjeshtore te kampionatit te kalur ne ndeshjen Prishtina-Trepca89 ne kampionati 2015/16 kur sulmohet asistenti dhe nuk e nderpren ndeshjen dhe vazhdon ndeshjen 7 min pa asnje arsye. KF Trepca89 FC konsideron qe ky gjygjtare  ka nevoj per nje trajtim mjeksore te Specialisti i Psikiatrise, kurse nga FFK-ja– komisioni i garave kerkojm te marrin masa rigoroze per B Kosumi dhe te verifikojn, analizohen ndeshkimet ndaj dy futbollisteve te KF Trepca89 FC. 

Prandaj kërkojmë nga organet kompetente të Federatës që të ndërmarrin hapa konkret per ndërprerjen e këtyre referimeve te dobeta dhe tendencioze sepse në të kundërtën do të humbasim shikushmerin, adhuruesit e futbollit por edhe donatorët të cilët investojnë nëpër klube thuhet në komunikatën e lëshuar nga drejtuesit e klubit KF Trepçës 89 FC.  

 Me respekt : Abedin Zeka, Kryetari i klubit KF Trepca 89 FC- Mitrovicë.