Gjilani-Trepça ’89 mbyllin javën e 21-të në Raiffaisen Superligë

162

Gjilani do ti bëjë konak skuadrës mitrovicase, Trepça ’89. Ekuipazhi i drejtuar nga Bylbyl Sokoli kërkon pikët e plota nga ky takim në mënyrë që të rikthejnë kryesimin e kampionatit, pas rrëshqitjes së skuadrës Hajvalia në udhëtim tek Llapi, transmeton Gazeta Sheshi.

Përballë tyre do jenë “minatorët” e Gani Sejdiut, që pas lavdisë në garat e DigitAlb Kupës, kërkojnë të bëjnë më të mirën edhe në kampionat, me ç’rast nuk janë vetëm nëntë pikë larg kreut dhe sezoni është ende i gjatë për të luftuar për titullin e saj.

Duelin pritet ta drejtojë Besfort Kosumi, i ndihmuar nga treshja Ejupi, Latifi dhe Shuleta.

Kujtojmë që në duelin e parë të zhvilluar në Riza Lushta kishte triumfuar skuadra e Gjilanit, me të vetmin gol të realizuar nga Isa Eminhazeri.

/Gazeta Sheshi/