Gjilani suspendon Arago Jamalin

Komisioni Disiplinor i klubit futbollistik Gjilani e ka suspenduar futbollistin ganez, Arago Jamal për shkak të mos paraqitjes në seancat stërvitore, shkruan Gazeta Sheshi.

Jamal ishte përgjigjur pozitivisht ftesës për të filluar përgatitjet për stinorin e ri, mirëpo asnjëherë nuk ishte paraqitur në stërvitje.

Me këtë rast, Komisioni Disiplinor brenda klubit bardh e kuq e ka suspenduar në afat të pacaktuar anësorin ganez. Jamal ka kontratë për tre vite me skuadrën e Gjilanit, derisa mësohet se shumë ekipe ishin vënë pas shërbimeve të tij, me ç’rast pati paraqitje të shkëlqyera në stinorin pranveror të sezonit të shkuar.

Siç mësojnë disa burime të Gazetës Sheshi, futbollisti është duke qëndruar me vendbanim në Prishtinë.