Gjilani skuadra e preferuar e Baftiut, e pabesueshme sa gola i ka realizuar!

Kishte ‘agjëruar’ për 180 minuta, por kur erdhi kundërshtari i tij i preferuar Blendi Baftiu nuk mundi që mos ta shfrytëzonte rastin. Futbollisti i Ballkanit realizoi edhe një gol tjetër në portën e Gjilanit duke e rritur numrin e rrjetave që i ka shënuar kësaj skuadre, raporton Gazetasheshi.com.

Baftiu realizoi golin e dhjetë këtë edicion për skuadrën e Ballkanit, ndërkohë njëherit ky ishte goli i shtatë në karrierë që i realizon SC Gjilanit në vetëm gjashtë ndeshje sa ka luajtur kundër tyre.

Golin e parë ndaj ‘kuqebardhëve’ Baftiu e kishte realizuar në edicionin 2017/18 gjatë kohës sa ishte pjesë e FC Prishtinës.

Ai kishte barazuar për kryeqytetasit në minutën e 76-të të ndeshjes, duke realizuar njërin ndër golat më të mirë ndoshta në karrierën e tij.

Prishtina 2 – 1 Gjilani0-1 (Sadriu 44' ) ; 1-1 (Baftiu 76') ; 2-1 (Khalid 89')

Posted by Sporti në RTV Dukagjini on Sunday, May 6, 2018

Më pas ai u transferua te Ballkani i Suharekës dhe realizoi një ‘mal’ golash ndaj Gjilanit.

21 vjeçari ka realizuar pothuajse në secilën ndeshje ndaj gjilanasve, ndërkohë që ështu bëri edhe në ndeshjen e fundit të zhvilluar këtë të premte.

Ballkani – Gjilani

Skuadra e Ballkanit e ka rimarrë kryesimin në IPKO Superligë, duke mundur Gjilanin 2:1, që deri para këtij takimi komandonte elitën.

Posted by Sporti në RTV Dukagjini on Friday, November 22, 2019

7⃣⚽ Golat që Baftiu i realizoi ndaj SC Gjilanit:

Prishtina 2-1 Gjilani (⚽ Edicioni 2017/18 – Superligë)
Ballkani 4-1 Gjilani (⚽ Edicioni 2018/19 – Superligë)
Ballkani 3-0 Gjilani (⚽⚽ Edicioni 2018/19 – DigitAlbKupa)
Ballkani 1-0 Gjilani (⚽ Edicioni 2018/19 – Superligë)
Ballkani 1-0 Gjilani (⚽ Parasezona 2019/20 – Miqësore)
Ballkani 2-1 Gjilani (⚽ Edicioni 2019/20 – Superligë)

/Gazeta Sheshi/