Gjilani – Shkupi, ja me çfarë formacioni luajti Arbnor Morina (FOTO)

808

Miqësorja e madhe ndërmjet Gjilanit dhe Shkupit nuk ka dhënë fitues. Sfida e zhvilluar në Gjilan ka përfunduar pa gola (0:0).

Ndeshja ishte tejet interesante me raste nga të dyja palët, por rrjetat mbetën të paprekura, njofton Gazeta Sheshi.

Në këtë përballje trajneri i skuadrës vendase Arbnor Morina ka startuar në portë me Faton Malokun, në krahun e djathtë të mbrojtjes tashmë i zakonshmi Armend Thaqi, i cili u shoqërua në vijën e fundit nga Ylber Kastrati dhe Leutrim Bekteshi, ndërkohë Salih Kosumi e zëvendësoi Arbër Shalën e padisponuar për këtë ndeshje.

Në qendër të mesfushës ishin të vendosur Arbios Thaqi dhe Azem Ahmeti, ndërkohë Haxhimusa dhe Rusi luajtën mesfushorin e avansuar, me Isa Eminhazerin qe në këtë përballje luante si sulmues i dytë, pas portugezit Jorge Teixeira.

Në pjesën e dytë të lojës Morina provoi edhe disa variante të tjera në përbërje për të patur një pasqyrë sa më të pastër para fillimit të sezonit të ri.

579e657b80b86/Gazeta Sheshi/