Gjilani realizon fitore të madhe në Podujevë, mposhtë Llapin minimalisht

Gjilani ka arritur fitore të madhe ne udhëtim kundër Llapit

Ndeshja përfundoi me rezultat minimal o-1, shkruan Gazetasheshi.com

Golin për nënkampionin e Kosovës e ka shënuar sulmuesi malazez, Darko Nikac pas asistimit të Gerhard Prognit.

Kujtojmë që Gjilani në këtë ndeshje ka humbur një penallti me futbollistin Fiton Hajdari.

/Gazeta Sheshi/

Llapi – Gjilani 0-1

Përfundon ndeshja.

+5′ minuta shtesë!

79′ Ramadani (Llap) gjuan nga distanca, por jashtë portës.

68′ Besar Musolli debuton me skuadrën e Gjilanit, futet në vend të Darko Nikac.

62′ Gooool- Darko Nikac realizon gol pas asistimit të Prognit.

52′ Fiton Hajdari (Gjil) humbet penalltinë.

51′ Haliti (LLap) shkakton penallti.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

31′ Ramadani (Llap) gjuan nga largësia, por në vend Koliçi.

21’ Ndërpritet ndeshja edhe në Podujevë. Gjyqtari kryesor kërkon të largohen tifozët nga shkallët e stadiumit që nuk janë pjesë në listën zyrtare.

15’ Kalojnë pesëmbëdhjete minuta lojë, ndeshje mesatare dhe pa raste në Podujevë

07′ Januzi (Llap) gjuan nga distanca, por jashtë portës.

– Starton ndeshja!

Mbahet një minutë heshtje në nder të Ish-Presidentit Shukri Sylejmani i cili vdiq sot

Formacionet zyrtare:

Llapi: Nava, Idrizi, Prençi, Haliti, Alban Ramadani, Arbnor Ramadani, Selami, Shabani, Peposhi, Veliu, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjilani: Koliçi, Frashëri, Kastrati, Veliu, Ferreira, Rapa, Aziz, Hila, Hajdari, Progni, Nikac. Kryetrajner: Gentjan Mezani

Gjyqtarë: Burim Jahmurtaj, Lumturije Muhadri, Safet Berisha, Isak Cerroviku

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

/Gazeta Sheshi/