Gjilani, Prishtina dhe Drenica kalojnë tutje

116

Gjilani ka siguruar biletën e çerekfinales derisa në shtëpi ka mposhtur thellë skuadrën nga Liga e Parë, Tefik Çangën, 6-0.

Katalizatorë të këtij triumfi bardh e kuq, ishin Gëzim Rusi me tre gola, Egzon Shabani, Alban Rexhepi dhe Shkëmbim Saliu, që realizuan gjashtë herë në portën kundërshtare.

Fitore bindëse realizoi edhe Prishtina në përballje me Istogun në kryqytet (5-1), duke treguar se do të jetë një arrë e fortë për shumë skuadra në pjesën pranverore të kampionatit.

Ndërkohë tutje ka kaluar edhe Drenica e cila ka mposhtur KEK-un me rezultat të pastër 2:0.

Rezultatet:

Prishtina – Istogu 5:1
Gjilani – Tefik Çanga 6:0
Drenica – KEK-u 2:0