Gjilani prezanton fanellat për edicionin 2019/20 (FOTO)

Fanellat e reja të SC Gjilanit për edicionin 2019/20

Sport Club “Gjilani” ka prezantuar fanellat e reja për edicionin 2019/20 me një fotesesion fantastik që në plan të parë ka protagonistët e ri të sezonin vijues, shkruan Gazetasheshi.com.

“Kuqebardhët” kanë ndërruar kompaninë e veshjeve, teksa kanë arritur marrëveshje me markën spanjolle të veshjeve “Joma” për të paktën një edicion.

Fanella e parë dhe e dytë vazhdon të jetë ajo me ngjyrat tradicionale, kuq dhe bardh.

Kapiteni Ylber Kastrati, mesfushori Muhamet Useini dhe sulmuesi Bedri Greca i prezantuan fanellat e reja.

➡️Prezantim ZyrtarFanellat e para dhe të dyta për edicionin 2019/2020🤩⬇️#scgj45 #vetëmnjëdashuri🔴⚪

Posted by SC Gjilani on Thursday, August 15, 2019

Fanella e portierit do jetë me ngjyrë të zezë e cila u prezantua nga ‘gardiani’ Shkëlzen Ruçi.

Ndërkohë, Gazeta SHESHI mëson se fanellat e treta të cilat ende nuk janë prezantuar do jenë vjollce.

Në duelin e parë përballë Trepçës ’89, Gjilani do të luajë me fanellat e reja.

/Gazeta Sheshi/