Gjilani nuk udhëton vetëm në Obiliq, pas tyre do jenë qindra tifozë (FOTO)

714

Gjilani do ketë punë mjaft të vështirë në fillimin e fundjavës, pasi në kuadër të javës së pestë të Vala Superligës së Kosovës pritet të përballet me Prishtinën, skuadër kjo që kryeson aktualisht renditjen.

Dueli do zhvillohet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, por krahas tij pritet të zhvillohet një tjetër betejë në tribuna. “Plisat” të cilët do jenë nikoqir të këtij dueli dhe “Skifterat” që kanë paralajmëruar një udhëtim të madh për ndeshjen e kësaj jave, shkruan Gazeta Sheshi.


Siç meson Gazeta Sheshi, tifo grupi gjilanas ka angazhuar disa autobusë për tifozë, ndërkohë që pritet të ketë edhe udhëtime me vetura personale.

/Gazeta Sheshi/