Gjilani ka triumfuar minimalisht përballë skuadrës shqiptare nga Mali i Zi, FK Deçiq (1-0), raporton Gazetasheshi.com.
Golin e vetëm në këtë përballje e ka realizuar Gerhard Progni në pjesën e parë të lojës.
Të dy trajnerët e shfrytëzuan këtë ndeshje për t’i inkuadruar gjithë futbollistët të cilët i patën në dispozicion për këtë takim.
Futbollistët të cilët nisën takimin për Gjilanin: Koliçi, Halili, Fustar, Veliu, Sorsa, Hila, Useini, Musolli, Progni, Hajdari, Nikaç.
Ndryshe kjo ishte ndeshja e tretë kontrolluese në Durrës për skuadrën e Bylbyl Sokolit. “Skifterat” u përballën edhe me Strugën (3-3) dhe Drenicën (3-1).
Gjatë ditëve në vijim, ‘kuqebardhët’ priten t’i aranzhojnë edhe disa duele të tjera kontrolluese.
/Gazeta Sheshi/