Gjilani nënshkruan me Teixeiran

300

Gjilani tashmë ka nënshkruar kontratë me njërin prej tre lojtarëve të huaj që u prezantuan ditën e djeshme.

Fjala është për portugezin, Jorge Teixeira. Mesfushori ofensivë nga shtabi teknik i Gjilanit cilësohet si mjaft cilësor.

Texeira ka qenë në prova nga java e kaluar dhe me aftësitë e treguara e ka bindur klubin që t’i ofrojë kontratë.

Lojtari më parë ka luajtur në ligën portugeze te skuadra Portimonense FC.

Siç njofton Gjilani, së shpejti do të ketë edhe marrëveshje të tjera.