Gjilani në bisedime me këta futbollistë

Kuqebardhët që zyrtarizuan Sadat Pajazitin në stolin e ekipit kanë filluar tashmë edhe procesin e rinovimeve me pjesën dërmuese të lojtarëve të mbetur.

Gazetasheshi.com mëson se klubi tashmë u ka dërguar ofertat e tyre për lojtarët që bartën barrën kryesore në edicionin e shkuar, pasi që synon që të njejtit të jenë pjesë e klubit edhe në edicionin e ri.

Donat Kaçiu, Ylber Kastrati, Ergon Hyseni, Fisnik Papuçi, Filonit Shaqiri, Zgjim Mustafa, Salih Kosumi, Fatih Karahoda dhe Edon Sadriu janë në bisedime me klubin gjilanas për të vazhduar kontratën, ndërkohë që nga klubi tashmë janë larguar Armend Thaqi, Leutrim Bekteshi, Diar Mustafa, Betim Haxhimusa, Gëzim Rusi dhe Isa Eminhaziri.

Më parë nga ekipi janë larguar Emanuel Mbella, Pleurat Hajdini dhe Edmond Turku. /Gazeta Sheshi/