Gjilani miqësore me rivalin e madh

488

Skuadra e Gjilanit të martën do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Prishtinën. Ballafaqimet e këtyre dy ekipeve në gara zyrtare gjithmonë kanë sjellë të papritura.

Kështu pritet të ndodhë edhe edicionin e ri, pasi të dy ekipet pretendojnë titullin.

Kjo sfidë zhvillohet në Gjilan nga ora 17:15.

Mirëpo, paraprakisht, Prishtina nesër luan me KEK-un në Obiliq në sfidën lamtumirëse për kapitenin e “Elektricistëve”, Afrim Visoka.