Gjilani miqësore me Bashkimin e Koretinit

Skuadra e Gjilanit nuk ndalon aktivitetin pavarësisht se në fundjavë nuk do zhvillojë ndeshje kampionale. Kuq e bardhët do të zhvillojnë një duel miqësor me skuadrën e Bashkimit të Koretinit, përcjellë Gazetasheshi.com.

Dueli zhvillohet ditën e enjte me fillim nga ora 11:00 në terenin sintetik në Gjilan.

Këto dy skuadra janë takuar edhe në të kaluarën në disa përballje miqësore.

/Gazeta Sheshi/