Gjilani kthehet me një pikë, Sadat Pajaziti tregon çka po i mungon Gjilanit

Gjilani është kthyer me një pikë nga Mitrovica, ku barazoi 1:1 me Trepçën ’89. Trajneri, Sadat Pajaziti është shprehur i kënaqur me këtë epilog, duke marrë parasysh cilësinë e rivalit, por ka theksuar se skuadra e tij mund të merrte më shumë nga kjo ndeshje.

“Gjatë gjithë kohës kemi folur se ne duhet të aplikojmë vetëm lojën tonë, por përsëri po na ndodh e njëjta. Ne patëm raste, ndërsa në pjesën e dytë Trepça ’89 sulmoi më tepër, kjo për shkak se ne u tërhoqëm.  Në fund e patëm mundësinë të merrnim tri pikët, por nuk u treguam të përqendruar. Megjithatë, duhet të jemi të kënaqur me një pikë si mysafirë të Trepçës ‘89”, ka thënë Pajaziti për Super Sport Kosova.

Ai ka theksuar se problemi i Gjilanit është te qasja e futbollistëve. “Ky është ekipi ynë. Kjo po na ndodh si pasojë e vetëkënaqësisë pas paraqitjeve shumë të mira në fazën përgatitore. Pastaj, ne filluam shumë mirë dhe pritjet ishin të mëdha. Në vazhdim i patëm disa dështime… Është e qartë se po na mungon stabiliteti dhe duhet të punojmë shumë”, ka shtuar Pajaziti, kuadra e të cilit renditet në pozitën e 6-të me 21 pikë.

Ndiq edhe renditjen e plotë tabelare:

Renditja e ‘çmendur’ në Ipko Superligë pas javës së 14-të (FOTO)