Gjilani kryen përgatitjet e fundit para sfidës ndaj Llapit, kjo është mungesa e vetme!

Skuadra e Arbnor Morinës ka përfunduar seancën e fundit stërvitore para se të fillojë serinë e ndeshjeve “finale” këtë edicion. Kuq & bardhët e nisin me një udhëtim të vështirë në “Zahir Pajaziti” këtë cikël ndeshjesh, derisa përballë do të kenë skuadrën e Llapit, raporton Gazetasheshi.com.

Atmosfera duket e mirë brenda kampit gjilanas, ani pse tashmë e disa ndeshje po e vuajnë mungesën e tifozërisë “Skifterat” që janë futur në bojkot.

Mungesa e vetme e Gjilanit për duelin ndaj Llapit do të jetë sulmuesi Edon Sadriu, i cili vazhdon të vuajë suspendimin nga kartoni i kuq direkt i marrë në Pejë.

/Gazeta Sheshi/