Gjilani ironizon me Dritën (Foto)

681

Me t’u hedhur shorti për edicionin e ri të Superligës, Gjilani dhe Drita kanë nisur rivalitetin e zakonshëm, ani pse derbi mes këtyre dy ekipeve luhet në xhiron e shtatë.

Është Gjilani që ka nisur “luftën” e re me Dritën, pasi ka ironizuar me rivalët e qytetit.

Në faqen zyrtare të Gjilanit në “Facebook” është publikuar orari i ndeshjeve të këtij ekipi dhe kur është dashur që në javën e shtatë të paraqitet ndeshja Drita – Gjilani, në faqe shkruan se ekipi i trajnerit Arbnor Morina e ka pushim.

Capture