Gjilani i kundërpërgjigjet Dritës, “bombardon” me tri super-përforcime

1084

Pak orë më parë, Drita zyrtarizoi Petrit Osmanin si përforcim. Mirëpo. marrëveshja me kompaninë gjermane, “Rahmer” ka bërë që Gjilani të vazhdojë të sjellë futbollistë të huaj.

Kësisoj, Gjilanit sapo i kanë arritur edhe tri përforcime nga vendet e huaja.

Fjala është për Jorge Teixeira, Luis Garcia dhe Xavier Espinosa, shkruan Gazeta Sheshi.

Prezantimin e futbollistëve e ka bërë kryetari i klubit, Bekim Rexhepi, duke paralajmëruar rivalët tjerë se misioni i Gjilanit do të jetë titulli i kampionit.