Gjilani gati për ta nisur sezonin, zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Feronikelin

Skuadra e Gjilanit do ta nis nesër sezonin e ri të Superligës së Kosovës.

Nënkampionët aktual do të luajnë nesër kundër Feronikelit në “Rexhep Rexhepi” me fillim nga ora 13:30, shkruan Gazetasheshi.com.

Gjilani ka njoftuar që tashmë kanë përfunduar përgatitjet për ndeshjen që zhvillohet të dielën.

Për këtë takim nuk do të jenë në dispozicion futbollistët Ylber Kastrati, Muhamed Useini, Arbër Çyrbja dhe dy sulmuesit kryesor Tomislav Busiç dhe Keita Razak.

Gjilani mbyllë përgaditjet për startin e edicionit të ri garuesGjilan, 19 Shtator 2020-Skuadra e Gjilanit e udhëhequr…

Posted by SC Gjilani on Saturday, 19 September 2020

/Gazeta Sheshi/