Gjilani fiton derbin përballë Feronikelit, Besa në ndjekje të Prishtinës

470

Feronikeli ka pësuar edhe humbjen e dytë në po kaq ndeshje në edicionin e ri të Vala Superligës së Kosovës.

Kampionët u munden 2:1 në udhëtim te Gjilani, në një ndeshje shumë interesante.

Golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Isa Eminhaziri në minutën e 48’, kaloi në epërsi Gjilanin.

Feronikeli barazoi në 1:1 kur Besnik Krasniqi shënoi gol të bukur në minutën e 85’, por i menjëhershëm ishte reagimi i vendasve që pas tre minutave rikthyen avantazhin pas një goli me kokë të shënoi Betim Haxhi Musa, shkruan Lajmi.net.

Për Gjilanin kjo ishte fitorja e parë, pas humbjes nga Trepça ’89 xhiron e parë.

Në xhiron e ardhshme, Gjilani luan në udhëtim te Ferizaji, ndërsa Feronikeli pret Trepçën ’89.

Gjilani – Feronikeli 2-1

Mbyllet ndeshja

88′ GOL. Realizon Betim Haxhimusa pas harkimit përfekt të Sali Kosumit. Vendasit rikthejnë epërsinë.
86′ GOL. Besnik Krasniqi barazon rezultatin pas një pasimi fantastik të Zhdrellës.

77′ Mevlan Zeka humbet një mundësi të mirë shënimi, duke gjuajtur mbi portë nga afërsia.
69′ Mentor Zhdrella shpërdoron një mundësi të artë shënimi, gjuan skaj pingules nga afërsia.
67′ Isa Eminhaziri tenton nga gjysma e fushës, për pak sa nuk e befason Flamur Nezirin.
53′ Fantastik Faton Maloku, shptëon skuadrën e Gjilanit nga goli i sigurtë. Gardiani vendas pret një goditjet me kokë të Maliqit nga afërsia.
48′ GOL. Realizon skuadra vendase përmes sulmuesit Isa Eminhazeri, i cili e shfrytëzon në maksimum harkimin e Armend Thaqit.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë me shifra të ngjajshme si ato nga fillimi.
41′ Milicaj provon nga distanca, mbi traversën e Malokut.
39′ Isa Eminhaziri shmanget për mrekulli dy futbollistëve udhëtues dhe gjuan bukur, por topi përfundon skaj pingules.
34′ Çfarë mundësie fantastike për Behar Maliqin, i cili zgjedh të provojë vetë goditjen në një situatë mjaft të volitshme, por gjuajtja përfundon vetëm jashtë portës.
25′ Gëzim Rusi mund të kishte reagur më mirë derisa gjendet i vetëm me gardianin Neziri, por gjuan plogësht në drejtim të tij.
21′ Egzon Shabani tenton nga distanca në mundësinë e parë për vendasit, por topi përfundon mbi portë.
08′ Fantastik Faton Maloku sërish. Hoti gjuan nga afërsia pas pasimit të Zekës por drejt në duart e gardianit gjilanas.
06′ Zeka gjuan furishëm drejt portës së Malokut, i cili me mund e devijon në fundore.
01′ Starton ndeshja me skuadrën vendase në aksion.

Gjilani: Maloku, Kastrati, Bekteshi, Thaqi, Kosumi, Mustafa, A. Ahmeti, Shabani, Rusi, Nebihu, Eminhaziri. Trajner: Arbnor Morina.

Feronikeli:  Neziri, Krasniqi, Thaqi, Bekteshi, Haliti, Shabani, Zhdrella, Gashi, Zeka, Maliqi, Hoti. Trajner: Afrim Tovërlani

Trepça ’89 – Drita 1-0

Mbyllet ndeshja

81′ GOL. Shpëtim Idrizi e konverton në gol penaltinë.
80′ Penalti për vendasit, Semir Zeneli luan me dorë brenda zonës dhe gjyqtari Nuza akordon penalti.
65′ Drita mbetet me një futbollist më pak në teren pasi që Florim Berisha përjashtohet nga loja direkt me karton të kuq.
46′ Starton pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë me shifra të ngjajshme si ato nga fillimi.
27′ John sërish në mundësi të mirë shënimi, por sulmuesi afrikan gjuan lartë mbi portë.
08’ Aksion i bukur. John pason te Idirizi i cili gjuan fuqishëm por jashtë.
06’ Vendasit kanë qenë me fat, derisa mbrojtësi Islami ka goditur aksidentalisht topin drejt portës së tij, por shtylla e ka ndalur nga goli.
01′ Starton ndeshja.

Besa – Ferizaj 2-0

Mbyllet ndeshja

59′ GOL. Vendasit ngrisin epërsinë me golin e realizuar nga Qemajl Elshani.
45+’ GOL. Besa kalon në epërsi me autogolin e Mirsad Idrizajt.
01′ Starton ndeshja.

Hajvalia – Drenica 0-1

Mbyllet ndeshja

85′ GOL. Drilon Osmani realizon për miqtë dhe 0-1.

01′ Starton ndeshja.

Llapi – Trepça 2-1

Mbyllet ndeshja

90′ GOL. Egzon Sinani ka realizuar në fundin e lojës, për ti dhuruar skuadrës së tij fitoren.
72′ GOL. Emin Baliqi ka barazuar rezultatin për miqtë.

02′ GOL. Vendasit kanë arritur të zhbllokojnë shifrat përmes sulmuesit Florim Berbatovci, 1-0.
01′ Starton ndeshja.

/Gazeta Sheshi/