Gjilani fiton derbin ndaj Besës

283

Gjilan, 6 mars – Tashmë në Gjilan ka filluar të ndihet era e titullit, derisa skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli ka fituar një tjetër derbi me rëndësi. Ka mjaftuar një gol i sulmuesit të ardhur në merkaton e janarit, Shkëmbim Salihu (77’), që Gjilani të fitojë derbin përballë Besës së Pejës, njofton Gazeta Sheshi.

Me të dalë lojtarët nga tuneli i dhomave të zhveshjes drejt fushës, nis edhe spektakli i tifozëve vendas “Skifterat” që kishin përgatitur një koreografi të veçantë për ditët e “Epopesë së UÇK-së”, me një mesazh dedikuar komandatit legjendar Adem Jashari: “Ai është i gjallë”.

12804150_987200654701265_639124260_n

Sidoqoftë ndeshja nisë me miqtë në aksion, mirëpo jo me ritmin sikur të tifozëve që nuk ndalnin këngën në asnjë moment.

Për të parë rastin e parë serioz në këtë pjesë lojë, tifozët u detyruan të presin minutën e 35, me ç’rast sulmuesi vendas, Salihu, gjuan nga largësia për mrekulli, mirëpo topin në fundore e devijon Bytyçi.

Miqtë u munduan të kundërsulmonin përmes sulmuesit këmbëshpejtë, Egzon Gashi, mirëpo përgjatë 45 minutave ai nuk e shqetësoi asnjëherë “gardianin” Donat Kaçiu.

Skuadrat u drejtuan dhomave të zhveshjes më rezultatin e fillimit të ndeshjes, duke i mbajtur nën ethe të pranishmit, sa i përket mundësisë për të parë gola, përcjell Gazeta Sheshi.

12825210_987200601367937_388958690_n

“Predha e Salihut, djeg Bytyqin”

Fraksioni i dytë i lojës ishte më energjik dhe me raste shënimi. Vetëm pas pesë minutave, mbrojtësi i vendasve, Kastrati, gjendet për mrekulli brenda zonës, mirëpo nga afërsia nuk ia del të orientojë topin drejt rrejtës duke gjuajtur lartë mbi portë.

Udhëtuesit vendosin të sulmojnë më tepër me inkuadrimin e Rexhës dhe Mulajt, mirëpo ishte Kasapi ai që rrezikoi më shumë vendasit. Kapiteni i Besës, ka gjuajtur disa herë për mrekulli, por asnjëherë me saktësi për të mposhtur Kaçiun.

Ndërkohë vendasit të shtyrë edhe nga tifozët e zjarrtë në shkallët e stadiumit, arrijnë të gjejnë golin e aq shumëkërkuar në minutën e 77, përmes sulmuesit Salihu. Pas një gabimi të mbrojtjes vendase, Salihu gjuan furishëm afër zonës së rrezikshmërisë, derisa nuk i la asnjë gjasë gardianit Bytyqi për të intervenuar, derisa gëzimi ishte i papërshkrueshëm në rradhët e vendasve, që tashmë festonin golin.

Minutat e fundit të kohës së rregullt ishin të pamjaftueshëm që skuadrat të organizonin aksione më të rrezikshme, derisa vendasit i gëzohen fitores së parë në stinorin pranveror, pas barazimit në javën e parë ndaj Llapit në Merdarë.

Me këtë fitore, Gjilani përkohësisht renditet në pozitën e dytë të renditjes tabelare me 33 pikë, dy më pak se lideri Feronikeli që ka 35, derisa Besa mbetet në pozitën e pestë me 29 pikë.

12822057_987199934701337_1777834495_n

GJILAN: Gjilani – Besa  1:0 (0-0)
Stadiumi:  Qytetit
Shikues: 1,000
Shënues: Salihu 77
KV: Kastrati, Kera, Haxhimusa – Fl.Papuqi, Fi.Papuqi, Mulaj
Gjyqtarë: G.Nuza, J.Musolli, I.Kabashi, I.Ceroviku
Delegat: Xhafer Dobra
Kontrollor: Beqir Hoxha

Gjilani: D.Kaçiu, A.Shala, A.Jamal, Y.Kastrati, A.Hyseni (c) (E.Hyseni), B.Kera, B.Haxhimusa, Q.Dautaj (Z.Mustafa), Sh.Salihu, A.Rexhepi, G.Rusi.
Trajner: Bylbyl Sokoli

Besa: V.Bytyçi, P.Osmani, Fl.Papuqi, D.Damianoviç, Fi.Papuqi, A.Dabiqaj, D.Miftaraj, F.Qorraj, E.Gashi (K.Rexha), F.Kasapi, F.Karahoda (E.Mulaj).
Trajner: Arbnor Morina

12833255_987200071367990_942872362_n

/Gazeta Sheshi/