Gjilani është ndarë në paqe me Strugën, shikoni golat në këtë sfidë (VIDEO)

36

Gjilani ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën shqiptare nga Maqedonia, Struga.

Djemtë e drejtuar nga Bylbyl Sokoli kanë barazuar 3:3 me Strugën, shkruan Gazetasheshi.com

Golat për Gjilanin i kanë realizuar Gerhard Progni (X2) dhe sulmuesi Tomislav Busiq.

Bylbyl Sokoli në këtë ndeshje i ka dhënë mundësi të gjithë lojtarëve që i ka në dispozicion, madje  ka përfshirë edhe futbollistët të cilët i janë në fazën testuese të Gjilani.

Bëhet fjalë për Ardin Dallkun, Qëndrim Dautaj dhe Drin Govori. Vlen të përmendet se në këtë ndeshje Gjilani, ka qenë dy herë në disavantazh (0:1) dhe (2:3).

Takimi është zhvilluar sot më fillim nga ora 15:00 në “Olympic Park” në Durrës.

PAMJE NGA NDESHJA

/GazetaSheshi/