Gjilani është favorit i madh në takimin kundër Arbërisë, sipas basteve sportive

334

Dy skuadrat me formë jo të mirë në ndeshjet e fundit në futbollin kosovar, Gjilani dhe Arbëria do të kërkojnë këndelljen në takimin ndaj njëra-tjetrës ditën e sotme (e shtunë), shkruan “Zeri.info”.

“Kuqebardhët” që nuk dinë për fitore në pesë takimet e fundit do të kërkojnë pikët maksimale ndaj Arbërisë, e cila gjithashtu ka nevojë të madhe për pikë.

Bastet sportive e favorizojnë skuadrën e trajnerit të njohur kosovar, Bylbyl Sokolit në këtë duel. Fitorja e “Skifterave” llogaritet me kuotën 1.73, sipas “BetVictor” dhe 1.79 sipas “MarathonBet”.

Dy kompanitë e basteve fitoren e Arbërisë e kanë llogaritur me kuotën 4.40 dhe 4.33.

Kuota që këto dy skuadra të ndahen në “paqe” është 3.20 dhe 3.36 nga dy kompanitë e basteve.

Image

Ndryshe, Gjilani – Arbëria zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës me bar sintetik në Gjilan.