Gjilani e ‘shtyri’ Viktor Kukën të vazhdojë me Dritën

Mbrojtësi, Viktor Kuka edhe më tutje do të jetë pjesë e klubit të Dritës.

Kuka, do ta bartë fanellën e skuadër bardhekaltër edhe për 3 vite të tjera, derisa për GazetënDirekt, ai ka zbuluar arsyet se pse ka vendosur t’i qëndrojë besnik ekipit të Dritës.

“Jam shumë i kënaqur me kushtet dhe me atmosferën që mbizotëron në skuadër, andaj edhe kam vendosur të jem edhe më tutje pjese e Dritës. Arsyeja kryesore qëndron  mbi faktin se gjithmonë është ndjenjë e mirë kur e mposhtë ekipin bardhekuq nga qyteti i Gjilanit. Është emocion i papërshkruar ku në mesin e aq shumë tifozëve i mposhtë ata”, ka thënë mbrojtësi i krahut të djathtë për GazetënDirekt.

Sezoni që lamë pas, Kuka ishte njëri ndër futbollistët kyç të skuadër bardhekaltër, derisa Drita ka vazhduar kontratën me shumicën e futbollistëve që ishin në edicionin që lamë pas.