Gjilani e pret Shkupin i përgatitur maksimalisht

283

Skuadra e Gjilanit që kreu disa përforcime të rëndësishme në javët e fundit, sot ka kryer stërvitjet e radhës para duelit miqësor, që do ta zhvillojë të dielën.

Gjilani të dielën me fillim prej orës 17:00 pret ekipin e Shkupit. Trajneri Arbnor Morina është i kënaqur me ecurinë e përgatitjeve dhe beson se djelmoshat e tij formën e mirë ta gëzojnë edhe të dielë, por edhe në kampionat, aty ku pikët kanë shumë vlerë.

Gjilani së fundi u përforcua me portugezin Jorge Teixeira dhe Azem Ahmetin, derisa më parë ka realizuar edhe tranaferime tjera.