Gjilani e dërmon Vllazninë në miqësore

755

Skuadra e Arbnor Morinës ka shfaqur formë tejet të lartë në miqësoren e zhvilluar ditën e mërkurë përballë skuadrës nga Liga e Parë, Vllaznia e Pozhoranit, (5-0). Në këtë përballje kanë shkëlqyer ardhjet e fundit në skuadrën kuq e bardh, shkruan Gazeta Sheshi.

Jorge Teixeira ishte padyshim lojtari më i mirë në ndeshje. Falë formës fantastike të treguar, futbollisti portugez arriti të realizoj dy gola. Ai u ndihmua nga Xavier Espinosa, Besart Morina dhe Gëzim Rusi që realizuan nga një tjetër.

Kjo ishte miqësorja e dytë e Gjilanit, pasi të parën e triumfoi 1-0 ndaj Bashkimit të Koretinit, ndërkohë të dielen zhvillon testin e rradhës përballë Shkupit në stadiumin e qytetit.

/Gazeta Sheshi/