Gjilani dëshpëron me paraqitje, Hyseni: Nuk bëmë paraqitje të mirë, jemi lodhur ndoshta nga derbi

Sport Club “Gjilani” përsëri ka dëshpëruar me paraqitje duke barazuar me Trepçën ’89 në shtëpi pa gola.

Gjatë gjithë ndeshjes skuadra mitrovicase ishte më e mirë duke krijuar raste të shumta në këtë përballje, shkruan Gazetasheshi.com

Pas ndeshjes është deklaruar edhe Alban Hyseni, ndihmës-trajneri i Gjilanit i cili e udhëhoqi ekipin në këtë ballafaqim.

“Nuk bëmë paraqitje të mirë, jemi lodhur ndoshta edhe nga derbi. Por sot nuk kemi pasur paraqitje të mirë dhe sot ishte një ndeshje e dobët për ne” tha Hyseni për ‘Art Sport’

Gjithashtu, Hyseni ka folur edhe për mungesën e kryetrajnerit nga Shqipëria, Gentjan Mezani.

“Mezani nuk gjendet në Kosovë pasi ka disa arsyeje familjare, por shpejt do të bashkohet”, ka përfunduar Hyseni.

Gjilani pas shtatë xhirove ka grumbulluar 10 pikë duke u pozicionuar ne vendin e pestë. Kurse, Trepça ’89 ka mbledhur 8 pikë dhe zë vendin e gjashtë.

/Gazeta Sheshi/