Gjilani – Ballkani: Supersfida që mund të jetë e mangët për shkak të mungesave të shumta

Ditën e diele na pret një ndeshje mjaftë interesante ku do të përballen kandidatët kryesorë për titullin kampion në Superligën e Kosovës në futboll.

SC Gjilani do t’i bëj konak skuadrës së Ballkanit në ‘Stadiumin e Qytetit në Gjilan’, shkruan Gazetasheshi.com

Kjo super-sfidë mund të jetë e mangët për shkak se do të ketë mungesa të theksuara në të dy taboret.

Muhamed Useini, Ivan Fustar, Tomislav Busic, Keita Rezak, Arbër Cyrbja, janë pesë futbollistët me të cilët Gentjan Mezani nuk mund të llogarisë. Gjithashtu, në pikëpyetje është edhe qendërsulmuesi malazez, Darko Nikac, i cili ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Llapit. Kujtojmë që Nikac ka qenë golashënues në sfidën e fundit me ç’rast nënkmapioni i Kosovës i mori tri pikët e pare në këtë sezon.

Kurse, në taborin tjetër, Ismet Munishi nuk mund të llogaritë në Bajram Jashanicën, Liridon Fetahajn dhe Arbër Hoxha. Gjithashtu në pikëpyetje është edhe sulmuesi Mevlan Zeka i cili është kthyer nga lëndimi.

Migjithatë, Munishit në skuadër iu është kthyer nga lëndimi futbollisti me përvojë të madhe, Visar Berisha, i cili është i gatshëm për ndeshjen ndaj Gjilanit.

Ndeshja mes Gjilani dhe Ballkanit zhvillohet me fillim nga ora 13:30 dhe do të transmetohet direkt në ‘Klan Kosova’.

/Gazeta Sheshi/