Gjiganti që po shndërrohet në yll të Botërorit

31

Kampionia aktuale e botës në hendboll, Danimarka, nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e së dielës ndaj Republikës Demokratike të Kongos. Danezët fituan me shifrat 39:19 ndeshjen e Grupit D.

Por te Kongo sërish ka rënë në sy lojtari masiv, Gauthier Mvumbi Thierry. Thierry për shkak të masës trupore është bërë shumë i njohur menjëherë pas ndeshjes së parë të Kongos ndaj Argjentinës. Ai edhe të dielën realizoi katër gola, ndërsa fotoreporterët ishin të orientuar nga gjiganti.

Ai luan për ekipin e kategorisë së katërt franceze, Dreux. Në sajtin zyrtar të klubit shkruan se pivoti është i gjatë 192 centimra dhe peshon 110 kilogramë. Por të gjithë në Botëror janë të bindur se pesha e Mvumbi Thierry është më e madhe.