Gjiganti grek synon transferimin e mesfushorit nga Suhareka

Një nga shtyllat e skuadrës polake, Wisla Krakow mund të largohet këtë afat kalimtar të verës.

Mesfushorin me prejardhje nga Kosova, Vullnet Basha që tashmë e tre vite është pjesë e ekipit polak.

Sipas mediumit polak ‘przegladsportowy.pl’ skuadra e madhe greke, Panathiakos, është në kërkim të një mesfushori në tregun polak.

Ndërsa, Basha është në mesin e ngushtë të futbollistëve që po kërkohet nga gjiganti grek.

Panathiakos është një nga dy skuadrat më të mëdha të këtij shteti së bashku me Olimpiakosin.