Gjigantët evropianë pas yllit të Tottenhamit

100

Ndoshta do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ka gjasa të mëdha t’ia dalin mbanë në gjysmëfinale, por tani Bayern Munich dhe Real Madrid kanë nisur një duel për një lojtar.

Ndonëse vera është ende larg, mediat angleze raportojnë se dy gjigantët evropianë janë futur në harë për yllin e Tottenhemit, Herry Kene.

Surpriza e madhe e sezonit të shkuar në Ligë Premier ka konfirmuar klasin e vet edhe këtë sezon, duke shënuar pa fund dhe duke qenë shpresa e madhe e Tottenhemit për të fituar titullin, ndaj si Bayerni, ashtu edhe Reali, kanë nisur të informohen për planet e klubit londinez dhe vetë sulmuesit të Anglisë.

Bayerni do të hidhet në sulm vetëm nëse vendos të shesë Lewandowskin, ndaj për momentin është në pritje, ndërsa Reali kërkon pikërisht polakun, por edhe sulmuesi anglez e tërheq shumë, edhe për faktin se është në moshë mjaft të re.