Gjest i turpshëm i Hajvalisë

325

Hajvalia ka barazuar në shtëpi me Trepçën 1:1, duke lëshuar mundësi të mirë për t’i marrë tri pikë. Dhe, askush më shumë se futbollistët vendas nuk ishin fajtorë për këtë barazim.

Megjithatë, hajvaliasit nervozën e tyre e kanë transmetuar te personat zyrtarë të ndeshjes. Siç merr vesh Gazeta Sheshi, Hajvalia nuk i ka paguar fare ata për djersën e derdhur. Dhe, kur ta mendosh këtë ndodhi në elitën e futbollit të pranuar ndërkombëtarisht, atëherë vërtetë nuk ka kuptim.

Hajvalia pas katër javëve në Vala Superligën e Kosovës, ka tubuar vetëm një pikë dhe së bashku me Trepçën janë “çimentuar” në fundin e tabelës.

/Gazeta Sheshi/