Gjest i bukur nga Sportingu, nënshkruan me pesë vjeçarin që vuan nga kanceri

97

Sportingu i Lisbonës i ka plotësuar dëshirën një djaloshi pesë vjeçar i cili vuan nga kanceri.

Klubi portugez padyshim se ka bërë transferimin më prekës të këtij afati kalimtar, duke i dhuruar një djaloshi mundësinë që të prezantohet si lojtari i ekipit.

Francisco që është tifoz i flaktë i Sportingut, pas nënshkrimit të kontratës do të jetë ‘Lojtari i 12-të’ i ekipit, në miqësoren me Lyonin që zhvillohet në fundjavë, transmeton KosovaPress.

Padyshim që kjo iniciativë e presidentit Bruno de Carvalho meriton një përshëndetje të veçantë.