Gjest fantastik nga tifozët e Milanit dhe Interit, bëhen bashkë për një kauzë më të madhe

169

Kur është një kauzë më e madhe, edhe rivalët më të mëdhenj mund të bëhen bashkë. Rasti konkret së fundmi është te tifozët ultras të Milanit e Interit.

Dy tifozeritë janë bashkuar në një nismë për të dërguar ushqime, rroba dhe shumë gjëra të tjera të nevojshme për pjesët më të varfra të Milanos.

Përfaqësuesit e dy taboreve kanë mbledhur të mira materiale për t’u dhënë njerëzve në nevojë në qytet.

Gjithçka u dorëzua dje në delegacionin e “Engjëjve të Qytetit” të pranishëm në San Siro.