Gjerat qe meshkujt duhet te dine per femrat

173

Cka duan femrat qe meshkujt te dine per to. Ja nje liste e perpiluar prej femrave. 

1. Thjeshtë ta merrni mundin për ta dëgjuar.

2. Mos u kapni në role gjinore. Dashuria është dashuri – pavarsisht se kush shkon në punë çdo ditë, ose kush qëndron në shtëpi.

3. Duhet t’i tregoni asaj se sa e rëndësishmë është ajo për ju çdo ditë.

4. Mos e krahasoni atë me ndonjë tjetër. Ajo është e veçantë dhe unike, dhe duhet të trajtohet si e tillë.

5. Komunikimi është gjithçka. Pa atë, të dy jeni të humbur.

6. Kuptojeni se ajo e di se çfarë është më mirë për të.

7. Mbajeni fjalën e dhënë.

8. Asnjëherë mos ia mohoni ndjenjat e saj duke i cilësuar si të “çmendura”.

9. Ajo mund të jetë e brishtë, si gjithë të tjerët. Sigurohuni që të jeni atje në momente të tilla.

10. Ju nuk duhet të keni gjithmonë zgjidhje për problemet e saj. Thjeshtë t’i qëndroni pranë, është ajo që vërtetë ka rëndësi.