Gjashtë lojtarët që Klopp do t’i largojë gjatë verës nga Liverpooli

203

Raportohet se Jurgen Klopp tashmë ka vendosur që dyshja e sulmit Christian Benteke e Mario Balotelli do të largohen gjatë verës nga Liverpooli.

Por, ata nuk do të jenë të vetmit sipas Mirror, pasi edhe katër lojtarë tjerë është e sigurt se do të largohen.

Ata janë Lucas Leiva, Adam Bogdan, Tiago Ilori dhe Lazar Markovic, por aktualisht janë duke u shqyrtuar ofertat e shumta.

Tekniku gjerman ka qetësuar tifozët duke thënë se Reds do të blejnë edhe dy lojtarë cilësor së paku gjatë verës.