Një tjetër sezonë i çuar në dëm nga skuadra londineze Arsenal. Kur kanë mbetur edhe pak javë deri në përfundimin e kampionatit anglez, topçinjtë duken jo serioz në garën për titull, pasi kanë varguar rezultate negative në ndeshjet e fundit.
Arsye për këtë po shihet menaxhimi i dobët i klubit nga francezi Arsene Wenger, që nuk arrinë dot të ndërtojë një skuadër kompetitive, përkundër buxhetit të lartë që ka klubi në dispozicion.
Faqja e njohur britanike Metro ka ofruaru gjashtë arsye përse revolveristët duhet ta shkarkojnë Arsene Wenger, të cilat në vazhdim i përcjell Gazeta Sheshi.
6. Ai kurrë nuk mëson nga gabimet
Besimi i tepërt tek disa lojtarë ka ndikuar negativisht në lojën dhe ecurinë e rezultateve tek topçinjtë, me ç’rast jo rrallë herë kanë mbetur pa gjysmën e skuadrës në mesin e sezonit, për shkak të lëndimeve të shumta.
Wenger vazhdon tani e disa sezona të vuajë nga mos mësimi i gabimeve të tij.
5. Taktika të tmerrshme
Trajneri francez jo rrallë herë ka vendosur të përsërisë formacionin e tij të zakonshëm 4-2-3-1, pa marrë parasysh rivalin me të cilin gjendet në fushë. Madje mungesa e një Plani B, po shihet si njëri ndër faktorët kryesorë që taktikat e tij janë lehtë të lexueshme nga rivalët.
4. Kundërthëniet në deklarata
Wenger jo rrallë herë i ka rënë pishman fjalëve të tij. Kjo gjë shpesh herë ka nevrikosur tifozët e klubit, të cilët janë shërbyer me fjalët e tij, derisa ai i ka kundërshtuar në momentin e parë që i është dhënë mundësia.
Fillimisht kishte thënë që në skuadrën e tij kishte një lider në secilin repart, pastaj ka deklaruar se skuadrës së Arsenal-it, i mungojnë liderët.
3. Lojtarët nuk besojnë më në të
Fryma dhe shpirti luftarak është duke munguar për momentin tek topçinjtë. Madje, shpesh herë lojtarët nuk japin maksimumin, duke lëshuar mundësinë të kaloj nëpërmjet këmbëve të tyre, me ç’rast tregon një mungesë mos besimi tek trajneri i tyre aktual.
2. Dështimi në transferime
Të gjithë mundë të thonë, shikoni Petr Cech, Mesut Ozil, Alexis Sanchez, mirëpo shikoni lojtarët e tjerë: Gabriel, Yaya Sanogo, Kim Kallstrom, Gervinho, Andre Santos, Park Chu-Young, të gjithë të dështuar.
1. Ai e mban prapa Arsenal-in
Përkundër formës jo të mirë dhe jo rrallë herë sezonave të dështuar të skuadrave tjera si: Manchester City, Chelsea apo Manchester United, Arsene Wenger nuk ishte asnjëherë në gjendje ti tejkalojë ato.
Madje shpesh herë turpërimet e skuadrës së tij në duelet kryesore, kanë bërë që tifozët tashmë të humbasin çdo shpresë, ndaj e vetmja rrugë për të dalur nga ky çorr-sokak është shkarkimi i tij.
/Gazeta Sheshi/