Gjakova ndan 60 mijë euro për klubet dhe garat sportive

102

Bordi i Drejtorëve të Komunës së Gjakovës, i kryesuar nga Kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari – Lila, ka miratuar sot ndarjen e 60 mijë eurove për subvencionimin e klubeve sportive, si dhe turneve e garave ndërkombëtare në sektorin e sportit.

Ky vendim i cili është mbështetur në unanimitet, është arsyetuar me vullnetin dhe dëshirën për përmirësimin dhe zhvillimin e sportit në komunën e Gjakovës.

Sipas një komunikate të Komunës së Gjakovës, Bordi i Drejtorëve e ka themeluar sot edhe një komision komunal, të përbërë nga disa prej drejtorëve të drejtorive komunale, të cilët do të merren drejtpërsëdrejti me mbarëvajtjen e Kampionatit Evropian të Shahut, si një aktivitet me rëndësi të madhe jo vetëm sportive, që do të mbahet prej 11 deri me 24 maj në Gjakovë.