Giroud zëvendësues i Petr Cech në portë – Wenger befason me zgjedhjen e portierit emergjent

97

Trajneri i Arsenal-it, Arsene Wenger, ka zgjedhur sulmuesin francez, Olivier Giroud, që të jetë portier i urgjencës, në qoftëse Petr Cech detyrohet të braktisë portën gjatë ndeshjen.

Megjithë performancën e shkëlqyer nga portieri çek këtë sezonë, Wenger ndjehet i ndrojtur nga lëndimet e tij, të cilin e kanë përcjellur edhe gjatë aventurës në Chelsea.

“Kush do të qëndrojë në portë, në qoftëse nuk do i kemi të gatshëm gardianët e lojës? Ky do të ishte një problem i madh, mirëpo unë tashmë e kam zgjidhur. Zakonisht mbrojtësit janë ata që marrin përsipër këtë detyrë, por unë kam zgjedhur një sulmues që ta kryejë këtë rol në urgjencë”, theksoi Wenger për faqen zyrtare të klubit.

Ndërkohë, 66-vjeçari tregon se si në të kaluarën ka patur këso lloj problemesh.

“Unë kishta George Weah-n në Monaco, i cili ishte një portier fantastik në stërvitje. Ndoshta ju duhet të zgjedhni një djalosh i cili në rininë e tij ka luajtur shumë basketboll dhe duart e tij janë të lëvizshme. Kjo situatë mund të ndodhë jo shumë shpesh në lojë, mirëpo ju duhet të keni gati një futbollist që do ishte i gatshëm për të vënë dorëzat në duar. Për skuadrën time, unë tashmë kam zgjedhur sulmuesin Giroud, që do ishte portieri në urgjencë”, ka theksuar Wenger.