Giroud befason me skuadrën e re

Atletico Madrid janë të interesuar të nënshkruajnë me Oliver Giroud.

Sulmuesi i Francës mund të ndërrojë ligë këtë verë duke u transferuar në Spanjë.

Atletico Madrid ishin pranë nënshkrimit me sulmuesin e Milanit, Nikolla Kalinic, por tani skuadra e Diego Simeone ka ndërruar mendje.

Opsioni i ri për sulmin e Atleticos është Oliver Giroud, lojtari i Chelsea.

31 vjeçari që fitoi Kupën e Botës me Francën, në janar të këtij viti la Arsenalin për t’iu bashkuar Chelsea që drejtohej nga Antonio Conte.