Getafe ende të zemëruar me Barcelonën për festën e Halloween-it

Angel Torres, president i skuadrës së Getafes ka refuzuar të marrë pjesë në drekën e zakonshme ndërmjet dy kryesive të klubit përpara ndeshjes Barcelona-Getafe, transmeton Gazeta Sheshi.

Ky zemërim i presidentit madrilien vjen pas festës së çmendur të Halloween-it, me ç’rast futbollistët e Barcelonës pas fitores në Coliseum kanë festuar si të marrë.

“Barcelona nuk ka treguar aspak rrespekt për ne, kështu unë nuk do të shkojë në atë drekë”, ka theksuar Torres.

Presidenti i skuadrës modeste të Getafes ka deklaruar se ishte ai që kishte urdhëruar të pastronin dhomat e zhveshjes nga rrëmuja dhe shkatërrimet që i kishin bërë futbollistët e Barcelonës.

/Gazeta Sheshi/