Gentjan Mezani tregon objektivin e Gjilanit

Kryetrajneri i Gjilanit, Getjan Mezani, është rikthyer në stolin e “kuqebardhëve” pas pesë javëve mungesë, shkruan Gazetasheshi.com

Sipas krerëve të klubit, tekniku nga Vlora, kishte munguar për shkaqe familjare.

Trajneri i nënkampioneve është prononcuar për mediumin shqiptar “PanoramaSport”, ku ka treguar për objektivat e skuadrës dhe ecurinë e kampionatit.

“Të them të drejtën, shpresoja të shkonim akoma më mirë, por dëmtimet e shumta në repartin e sulmit na kanë krijuar shumë probleme. Gjithsesi, e përgjithshmja është pozitive dhe shpresojmë që të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje”

“Objektivat pa diskutim që janë Kupat e Europës, por sipas gjendjes së renditjes ne do të kërkojmë edhe diçka më shumë”, përfundon trajneri.

Gjilani të shtunën e pret një ndeshje e vështirë ku do të ballafaqohet me Drenicën në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

/Gazeta Sheshi/